Saturday, October 24, 2009

Sunday, October 18, 2009



shoqet e mia

Monday, October 12, 2009


Xheki cen edhe Xhetli

XHEKI CEN

Aaaaa…..une dhe digitalbi, histori e gjate dhe e zjarrte dashurie, nje pasjon i pashterrshem. Dhe si ne cdo dashuri e thelle, ka detyrimisht grindje,
kete here behet fjale per “sherbimin klient” ose me mire le te them pseudo sherbimi klient…..

Aktualisht Digitalbi ka probleme per sa i perket konfigurimit te stacjoneve te reja, qe bllokon te gjitha kanalet, dhe ska me shenje jete ne televizor…duket si me pare kur na iknin dritat edhe rrinim me ore te tera perpara duke pare se mos ndizej ajo drita e vogel e kuqe….

Une personalisht s’jam shume fane e Digitalbit, eshte e rralle te ulem te shof per me shume se 5minuta (dhe si te gjithe shqiptaret do me thoni: po portokalin…???? dhe pergjigja eshte JOOOOO as portokallin), por doja te gerthisja sherbimin katastrofik klient qe kane, ne 4 operator qe ngriten telefonin 3 ishin beterr, por beterr….nje beterr i pa imagjinushem…
Atyre eshte per ti rikujtuar, qe une komunikimin e paguaj, dhe se un paguaj gjithashtu edhe abonimin, dhe se me aparatin ka edhe nje sherbim.

Sunday, October 11, 2009



BLEONA QERETI

Një nga më të njohurat këngetare& showgirl në Shqipëri kosovë maqedoni dhe gjithkund ku ndodhen shqiptarë.
Që në moshë të vogël dallohet për pjesmarrje aktive në aktivitet e ndryshme të zhvilluara për fëmijë në Korçë dhe Elbasan.
Perfaqësimi i saj i parë ndërkombëtar ka qenë në festivalin ballkanik të grupeve të fëmijëve në vitin 1991 i cili u zhvillua në Preveza të Greqisë.
Në vitin 1991-1994 aktivizohet si këngëtare dhe spikere në estradën profesioniste të teatrit "Skampa në Elbasan".
Në vitin 1994 merr pjesë në Festivalin kombëtar të këngës zhvilluar nga radio televizioni shqiptar.
Ne vitin 1995 është pjesëmarrëse e festivalit të pranverës me këngën "Si të panjohur" Boom-i i saj ka qenë në festivalin kombëtar në dhjetor të vitit 1995 me kengën "Lermëni" Mbas pjesëmarrjes së sukseshme në festivalin e pranverës 96 ftohet në një turne në Zvicer me këngëtarët më të njohur shqiptarë. Gjatë kësaj kohe provon të këndojë këngën popullore shqiptare duke marrë pjesë në koncertin e këngës së perpunuar popullore që u zhvillua në Shkodër.
Vazhdon me këngën popullore duke marrë pjesë në festivalin botëror të këngës folklorike që u zhvillua në Francë në gusht të vitit 1996 ku ishte prezantuese dhe këngëtare e grupit "Arbana" që perfaqësoi shqipërinë në këtë festival.
Në tetor të vitit 1996 vazhdon koncertet e saj në një turne 2 mujor në gjermani, Belgjike dhe Hollandë Kthehet për të marrë pjesë në festivalin kombëtar të dhjetorit 96.
Në pranverën e vitit 1997 megjithë kushtet e vështira social-ekonomike dhe trazirat në Shqipëri arrin të realizojë vidoklipin e saj të parë të këngës "Era" me të cilin perfaqësohet në festivalin e pranverës 97.Vidioklipi është transmetuar nga stacioni TV5 Francë në një emision për Shqipërinë.
Në verën e 1997 ftohet 2 muaj nga shqipëtarët e Malit të Zi për koncerte në Ulqin. Në tetor të 97 ftohet nga shqiptaret në Zvicër për një turne 1 mujor.
Në dhjetor të 97 perfaqesohet denjesisht në festivalin Kombetar të Radiotelevizionit. Në Janar të vitit 1998 realizon albumin e parë të saj të titulluar "Kam qejfin tim". Në Maj te 1998 është prezantuese së bashku me rektorin e Akademisë së Arteve zotin Kastriot Çaushi, dhe këngëtare në Koncertin më të madh që u zhvillua për Shqiptarët në Greqi organizuar nga Kompania "Koha Jonë".
Në Shtator të vitit 1998 fiton Konkursin në Akademinë e Arteve të bukura në degën e Aktrimit.
Prezanton Festivalin e Pranverës ne Qershor të 1999 ku këndon dhe hitin e saj "Nëse më do fort". Në verën e vitit 1999 merr pjesë në një turne humanitar në Zvicër, Gjermani, Belgjikë, Hollandë, Austri etj...
Në Tetor 1999, nxjerr për publikun Video-Kasetën e saj të parë me titull "Kam qejfin tim", e cila u realizua ne Gjermani gjatë verës 1999.
Ne Nëntor të vitit 1999 në një periudhë 1 mujore mban koncertet e saj në Zvicër. Në Janar të vitit 2000 realizon albumin e saj të dytë me titull "Nëse më do fort" me 13 këngë. Ne verën e vitit 2000 realizon Videoklipet e reja të albumit të dytë.
Në Shtator të vitit 2000 merr pjesë në Turneun më të madh të organizuar per Shqiptarët në Europë
Në vitin 2001 realizon kontratën e saj të parë të mirëfilltë me menaxherin Jeton Dautaj dhe realizon rreth 80 koncerte në të gjithë europën.
Në qershor të po këtij viti del në shitje për fansat albumi i saj i tretë me titull "S'me behet vonë" i cili arrin rekordet e shitjes në Shqipëri.
Në shtator të vitit 2001 realizon në Itali me regjizorin Nicola Doersole vidioklipin e këngës "S'me behet vonë" e cila shnderrohet ne hitin e 2001 për rininë. Pas 2 turneve absolutisht të sukseshme në mars e tetor të vitit 2001 ftohet eskluzivisht në diskoteken " macumba " në Fribourg ku prêt nderrimin e viteve.
Ne vitin 2002 rinovon kontraten me menaxherin Jeton Dautaj dhe ne janar te 2002 ftohet ne skandinavi nga shqiptaret se bashku me grupin Corona
.Ne muajt shkurt mars vazhdon koncertet e saj ne Zvicer Austri dhe Gjermani ne muajin prill ftohet serish ne skandinavi ( Copenhagen goteborg dhe oslo ) se bashku me grupin elita 5 .
Ne qershor 2002 diplomohet ne akademine e arteve te bukura ne degen e aktrimit me pjesen “xhaxha vanja”
.Ne korrik del albumi I saj I katert me titull ”ik meso si dashurohet” I cili thyen rekordet e tregjeve shqiptare dhe shitet ne masen 90% del njekohesisht dhe vidioja e kenges “ik meso si dashurohet”.
Ne gusht Qereti nis nje turne madheshtor ne te gjithe shqiperine ku pushton edhe sheshet e qyteve kryesore.
Nata finale e ketij turneu madheshtor perfundoi ne qytetin e Tiranes ku Qereti kendon se bashku me grupin Elita 5 live perpara syve te rreth 80 mije shikuesve.
Ne 1 nentor te ketij viti shkon ne Gjermani ne nje turne madheshtor per shqiptaret.Ne fillim te dhjetorit del ne treg vidiokaseta e dyte e bleones me titull “ik meso si dashurohet”me insertet me te mira te turneut neper shqiperi.
Ne vitin 2003 vazhdon konceretet e saj ne Europe ne Zvicer Austri Gjermani Skandinavi etj.Ne pranveren e po ketij viti nis punen per albumin e saj te 5 ku krijon bashkepunime te reja me kompozitoret Wirus I.Berani Xh.Gashi A.Hila etj dhe me autoret e teksteve A.Doci dhe J.Papingji.
Ne veren e 2003 ftohet ne ulqin ku jep koncerte per rreth 2 muaj ne diskotekat verore te Malit te Zi.Ne periudhen tetor –dhjetor 2003 krahas koncerteve ne diaspore kengetarja realizon nje turne prej 5 koncertesh ne Itali dhe Greqi ne te cilat pati nje pjesemarrje te bujshme te shqiptareve qe jetonin atje te cilet paten rastin ta ndiqnin kengetaren live ne skene,jo vetem prej ekraneve te festivaleve.
Ne dhjetor te po ketij viti del ne shitje albumi I peste I kengetares me titull”Ti nuk di as me ma…lyp”I shoqeruar nga vidioklipi me I ri I saj.
Gjate nderrimit te viteve shqiptaret ne Zvicer paten mundesine ta ndiqnin kengetaren nga afer ne nje nga diskot e zurihut ku ajo ishte e ftuar per 4 net.
Ne janar 2004 albumi I fundit arrin shifren 300 000 kopje te shitura(kaseta +cd) duke e shnderruar Bleonen ne kengetaren e pare dhe te vetme qe ka arritur kete rekord ne shqiperi.
Ne shkurt-prill 2004 vazhdon punen e saj ne koncertet e radhes ne diaspore .Ne qershor 2004 gjate nje vizite private ne USA,realizon performancen e saj te pare ne nje koncert promovues te kengeve te saj ne Chicago.Ky koncert u dha mundesine shume shqipetarve qe jetojne atje te kishin nje mbremje te paharruar ,duke bere foto dhe duke biseduar me kengetaren.
Me 18 qershor 2004 , ftohet per te marre pjese ne NAAC dinner e zhvilluar ne ambjentet e hotel PIAZA ne NY,ne te cilen nderohej z. Jams Bejker personalitet ky I shquar amerikan ,vizitori me I rendesishem ne hapjen e Shqiperise Demokratike ne vitet 1990 pas rrezimit te diktatures komuniste.
Gjate veres 2004 ,kengetarja nis koncertet e saj te perviteshme ne Kosove ,Maqedoni e Shqiperi.
Ne shtator 2004 merr pjese ne nje mbremje muzikore e ftuar nga shqipetaret me banim ne Suedi.mbremje ne te cilen ka kenduar live kenget me te bukura popullore te muzikes shqiptare.Mbas kesaj mbremjeje tani eshte bere tradite tashme qe ne programin e saj pervec kengeve me te bukura te albumeve,Bleona ne cdo koncert kendon dhe kenge popullore te zgjedhura LIVE nga muzika e larmishme shqiptare
Ne muajin tetor 2004 ftohet per te marre pjese ne spektaklin per MISS Albania ne USA.Spektakel ky I cili u realizua ne ambjentet eLinkoln Center ne Manhatan.
Dy muajt e fundit te vitit 2004 vazhdon koncertet e saje ne Greqi,Itali ,Zvicer dhe Gjermani.
Viti I Ri 2005 e ka gjetur kengetaren ne Tirane ,Prishtine dhe Peje ,duke I shnderruar ato dite festash ne nje kujtim qe do te mbetet gjate ne memorjen e publikut.


ADRIAN GAXHAVëllai i këngëtarit Adrian Gaxha, është arrestuar në hyr- je të Maqedonisë fundjavën e kaluar. Driton Islami ishte befasuar kur gjatë kthimit për në Shkup ishte pritur nga një patrullë e policisë, të cilët pas legjitimimit i kanë lidhur duart dhe e kanë dërguar drejt veturës së policisë. E gjithë ngjarja përshkruhet kështu: “Dri- toni nuk kishte pasur njohuri se për çfarë bëhet fjalë. I habitur ka kërkuar nga forcat e policisë sqarim se ku e dërgojnë dhe për çfarë arsye është arrestuar, por arsyetimi i vetëm ka qenë se Ministria e Punëve të Brendshme ka lëshuar fletar- est dhe se policia është e detyruar ta arrestojë dhe ta dërgojë në stacionin policor “Autokomanda”. Pasi ka arritur në stacionin policor ai ka kuptuar se ka kohë që ndaj tij është lëshuar fletarrest dhe se nga ai kërkohet të vuajë dënim prej 4 muaj me arsyetim se ka kryer shkelje të rregullave në komunikacion. Përpara se ta dërgojnë në stacionin policor “Shutka”, atij i është lejuar të bëjë një telefonatë dhe të njoftojë dikë që gjendet në polici. Telefonata e vetme e cila i ësh- të lejuar Dritonit të bëjë, ky e ka shfrytëzuar të thërrasë të vëllain por duke mos mundur të bindë Adrianin, i cili gjatë gjithë kohës ka menduar se është ndonjë shaka. Adriani së bashku me babain Emin Gaxhën kanë shkuar në stacionin e “Autokomandës” ku gjendej edhe Dritoni. Në stacion ishte një qetësi e tmerrshme, Dritoni ishte i friguar dhe i lodhur, dhe derisa babai ka biseduar me policët, Adriani gjithë ko- hën ka shfrytëzuar duke u telefonuar shoqërisë të cilët kanë mundur të largojnë vëllain nga paraburgimi. Edhe pas lutjeve të këngëtarit për të lejuar Dritonin të kalojë natën në shtëpi dhe ditën e ardhshme të rregullojnë gjërat, koman- danti i policisë nuk e ka lejuar. Pas bisedës së shkurtër mes komandantit të stacionit dhe “shokut” të Adrianit, është rënë dakord të paguhet dënimi në të holla i cili së bashku me kamatën ka kapur shifrën prej 8.000 euro, pastaj Dritoni të lirohet e të shkojë në shtëpi. Adriani largohet nga stacioni dhe pas gjysëm ore kthehet së bashku me të hollat. Pas nënshkrimit të dokumentacionit Dritoni lirohet. “Dritoni është në shtëpi, ishte arrestuar mbrëmjen e kaluar por shpejt e rregulluam problemin”, theksoi babai Emin Gaxha. Sipas tij bëhet fjalë për një keqkuptim. “Bëhet fjalë për një dënim të vitit 2001, por e gjithë ajo është e kaluar. Ishte gjithçka si film, vëllai im nuk kishte mundësi të paraqitej në gjykatë pasi ai jeton në Austri. Atje ka studiuar dhe tash vazhdon të jetojë. Ne nuk kishim njohuri se ka të lëshuar fletarrest edhe atë për një rast shkelje të rregullave në komunikacion. Isha në shook të madh, hera e parë që dikush nga familja ime merret në polici, telefonova disa shokëve emrat e të cilëvë nuk do i zbuloj, kurse prej tash nuk ka shaka me dënimet dhe prej nesër do shkoj t’i paguaj paratë”, theksoi këngëtari. Sipas disa informacioneve, Dritoni ka bërë shkelje të rregullave në komunikacion dhe ka harruar të bëjë pagesën në të holla. Pasi ka kaluar afati i pagesës ka pasuar edhe hetimi gjyqësor. Por, Dritoni atë kohë ishte larguar drejt Austrisë, kurse një ditë postieri ka dërguar ftesën e gjyqit në shtëpinë e Gaxhës ku ka takuar pastruesen e cila ka harruar t’ia japë letrën Eminit. Pastaj gjykata ka vendosur të dënojë Dritonin 4 muaj në mungesë si zëvendësim të dënimit në të holla të cilën ai nuk e ka paguar. Aktgjykimi është venduar edhe në tabelën zyrtare në gjykatë. Pasi ka kaluar edhe afati i paraqitjes dhe mbajtjes së burgimit, policia lëshon edhe fletarrestin.

Punoi:TV-Vl7

MENTOR KURTISHI

Saturday, October 10, 2009



Mir Se Vini

mirseerdhet
EDHE QAJ QE VJEDH FOTO LE TE MBAHET MIR



Unw quhem EDLIRA DOCI
Jam nje nxenese e shkelqyeshme mesoj ne shkollen
"26 Korriku"Jam klasa Vl7 shoqet me te ngushta jan Mia,Meja,Lola,Cule ju dua shum Une kete faq e hapa per te gjith
shpresoj qe te keni kënaqesi




NECATI SASMAZ(POLLAT ALEMDAR)DHE MEHMET KOSOVALI


Fenomeni i shquar e i identifikuar kohët e fundit si “Mehmet Kosova”, i sjellë në Kosovë nga RTV21, surprizë për shikuesit tanë, si edhe seritë e tjera televizive të mëparshme, në idilin e tranzicionit kosovar, kur çdo gjë më nuk është si ka qenë, ka bërë që në kohën kur po shfaqet kjo telenovelë, sa romantike sa e mbushur me aksion, shumë femra kosovare e edhe pak meshkuj kosovarë t’i “lëpitë” nga e marta deri të premten për ekrani nga ora 20.15 deri në 21.00.

Si mund të shpjegohet në kontekstet sociologjike e mediatike fenomeni i idilit mes Mehmetit (kryeprotagonist i predisponuar që të vuajë për dashurinë e humbur) dhe Nerminit kur dihet se çdo ditë në rrethanat tona kosovare kemi raste të tilla.

Në realitet, çka e shquan këtë seri të re, ku sipas analizave kuantitative, personazhi Mehmet ka filluar t’i preokupojë femrat e Kosovës, aq sa, në kohën kur shfaqet ky seri, rrugicat e qyteteve e të qytezave pothuajse zbrazen tërësisht! Frikohesh nëse në orën 20.00 e një çerek të zë terri vetëm në ndonjë qorrsokak e i sheh të tjerët duke vrapuar për në shtëpi, se u është bërë vonë!

Sikur te mos mjaftonin problemet e shumta sociale e ekonomike, tani në familjet kosovare shtohet edhe xhelozia dhe grindjet për këtë serial. Një burrë që punon si roje nate, në kohèn kur emitohet seriali i "Mehmetit" i telefonon gruas së tij për të cilën e din shumë mirë qe vetëm vdekja e ndan nga ekrani. Ajo zakonisht nuk lajmërohet dhe të nesërmen e akuzon të shoqin, pse të paktën nuk po i`a qëllon në reklama!

Nëse do t’i adresoheshim ndonjë studimi empirik, që tani me siguri na mungon, kujtoj se deri-diku do të mund ta elaboronim fenomenin e tillë, i cili, në mungesë të një debati publik, të paktën nëpër televizionet tona, do ta na mundësonte ta shoshitim këtë çështje në shumë aspekte. Por, çfarë është ajo që aq shumë i tërheq shikuesit kosovarë ta përcjellin me aq afsh dhe dramë, njëkohësisht, këtë Mehmetin. (Thuhet se në familje të ndryshme derdhen edhe lot currjel).

Nuk jemi ne shoqëri që nuk jemi mësuar të shikojmë seri të pavlera. Ato që nga paslufta na e kanë zënë frymën, thuajse e gjithë skema programore ka qenë e, fatkeqësisht, është e mbushur me ta, por me serinë “Mehmet Kosova” na u "prish" pak stili i jetesës, rehatia!
Përderisa seritë spanjolle fundin e kanë të lumtur, pavarësisht padrejtësive, intrigave, hakmarrjeve që përjetoheshin në çdo episod, ato fundin e kishin të lumtur. Të gjitha ato "dhimbje" të tyre i rehatonin në fund shikuesit, sepse zgjidheshin mosmarrëveshjet, bashkoheshin të mirët, dhe gjithçka bëhej mirë e më mirë.

Kurse, për dallim nga ta, te seritë turke duket që ndikon skenari dramatik, personazhi nga "Kosova", atmosfera mediatike e fuqizuar në mediet tona të shkruara, pastaj referimi që i bën filmi ekskluzivisht vetëm subkulturës së femrës, vuajtjet që i pësojnë një nga një personazhet kryesorë, Mehmeti dhe Nermini, atmosfera "shqiptare" (ndejat në ambiente familjare, respekti për mysafirët, pirja e çajit), kanë bërë të vetën që ky seri të bëhet kaq i famshëm këtu te ne, e që, fatkeqësisht, duket se nuk po përfundon me një “happy end”!

Madje, nëse i adresohemi ndonjë kualiteti regjisorial, nuk do të gjenim diçka shumë profesionale. Nëse i adresohemi temës, po ashtu kemi tema identike në shumë seri dhe shumë televizione të tjera që nuk e kanë këtë shikueshmëri kaq të madhe sikurse ky seri.

Nuk dua ta shoh këtë kredibilitet të kësaj serie si pasojë e një lobimi të RTV21, për shkak se ai normalisht ka intencë të krijojë audiencë të madhe të veten rreth këtij televizioni.
Një element që e ka ngritur këtë shikueshmëri të kësaj serie padyshim është papunësia.

Femrave të papuna gajlet më të mëdha ua heq Mehmeti! Por, kur të analizohen qëllimet e medieve tona, si kjo e RTV 21, e cila tenton ta ngrehë shkallën e shikueshmërisë, pastaj shkallën e ndjeshmërisë sonë, ne jemi më të dëmtuarit që “ngujohemi” përballë një monitori e përballë një Mehmet Kosovari që bezdis femrat vazhdimisht.
PUNOI EDLIRA DOCI




VESHJET E TUNES

Sa herë që ngjitet në skenë apo lançon një klip të ri shfaqet interesante dhe shumë e sofistikuar në look këngëtarja Altuna Sejdiu. Veshja për të ka rëndësi të veçantë, pasi shpreh spirtualitetin e një personi. Shpesh është shfaqur ndryshe, duke guxuar dhe eksperimentuar forma nga më të ndryshme. “Tashmë ka kaluar ajo fazë, por gjithsesi njeriu me kalimin e viteve gjen vetveten, nxjerr në pah gjëra, për të cilat nuk ka qenë i vetëdijshëm,” shton Tuna. Madje, ajo thotë se “klipi i fundit “Bileta” zgjoi një pjesë të anës time femërore, që gjithmonë është fshehur si hije e rebelizmit”. Në këtë intervistë ju mund të mësoni gjithçka rreth look-ut, tendencave, stileve, ngjyrave dhe aksesorëve që fshihen në gardërobën e këngëtares së talentuar.Më parë e kisha të lehtë tëadaptohem me cilindo ndryshimtë look-ut, qoftë me flokët, megrimin dhe me veshjen. Tani ekam më të vështirë.Shpesh luani edhe mengjyrën e flokëve.Meqenëse i kam kaluar fazate eksperimenteve të ndryshme,mendoj se nuk ka look që sÊekam provuar. Kohët e fundit potentoj të kem flokun e shëndoshë dhe natyral





BLERO DHE BESA GASHI

Bukuroshja jonë kosovare, Besa Gashi, së fundi është parë shumë nëpër faqet rozë të gazetave tona. Flitet se ajo është në lidhje me këngëtarin e njohur Blero. Në shumë vende ata janë së bashku, mirëpo Besa thotë se nuk ka asgjë më shumë mes tyre. Për këtë dhe projektet e saj flet Besa në intervistën për ''Kosova Sot".

''Kosova Sot": Prania juaj afër Bleros, së fundi ka zgjuar kureshtjen e opinionit, ka diçka mes jush?
Besa Gashi: Mes meje dhe Bleros nuk ka asgjë më shumë se shoqëri. Bleron e kam vetëm shok dhe dalim vetëm në mënyrë shoqërore, dalim nëpër kafene, qëndrojmë së bashku, mirëpo nuk ka diçka më shumë se shoqëri.

Më interesonte paraja

''Kosova Sot'': Si ju ka lindur shoqëria?
Besa Gashi: Me Bleron njihemi para një viti. Na ka pëlqyer shoqëria dhe vazhdojmë të jemi vetëm miq. Ndoshta fakti që më lidh më shumë është edhe bashkëpunimi me këngën e fundit ''Kam mall'', në të cilën këngë kam marrë pjesë në videoklip.

''Kosova Sot": Keni pasur dëshirë të jeni në njërin nga klipet e Bleros, si erdhi ky bashkëpunim?
Besa Gashi: Ftesë për të marrë pjesë në këtë videoklip kisha nga Blero, të cilën ftesë nuk mund ta refuzoja, sepse dëshiroja të isha në këtë klip. Përveç dëshirës, mua edhe më paguhej. Ishte thjesht një pjesëmarrje imja që më lidhte edhe me profesionin tim, atë të modeles. Jam e kënaqur që kam bashkëpunuar me Bleron dhe jam e privilegjuar që kam marrë pjesë në këtë klip.

''Kosova Sot": A mund të ndodhë që shoqëria juaj me Bleron të shndërrohet në diçka më shumë?
Besa Gashi: Jo, nuk mund të ndodhë, sepse ne e respektojmë njëri-tjetrin vetëm si shokë dhe asgjë më shumë. Përderisa ne jemi vetëm shokë, atëherë nuk mund që shoqëria jonë të shndërrohet në dashuri. Edhe pse ne jemi në shumicën e rasteve bashkë nëpër kafene, kjo mund të zgjojë kureshtjen e publikut, mirëpo e vërteta është se nuk ka asgjë më shumë mes nesh.
''Kosova Sot": Me çfarë jeni duke u marrë kohëve të fundit?
Besa Gashi: Kohëve të fundit më shumë jam duke u marrë me provimet në fakultet. Tani jam në vitin e dytë dhe më duhet më shumë përgatitje. Tani për tani i kemi disa projekte me shoqatën time, mirëpo nuk mund të punojmë derisa të bëjmë një ndërrim të lokalit. Përveç kësaj, shpresoj të nis punën në ndonjë bankë, meqë jam duke studiuar në këtë drejtim dhe më pëlqen të punoj në bankë.

Bukuria në konturat e artit

''Kosova Sot": Do të vazhdoni të merrni pjesë ende nëpër spektakle bukurie?
Besa Gashi: Padyshim se unë do të vazhdoj të marr pjesë në çdo spektakël ku më bëhet ftesa. Modelimin e kam hobi. Edhe pse jam e angazhuar në një drejtim tjetër, tani për tani modelimin nuk e lë anash. Është një punë që unë e dua dhe më pëlqen, sepse modelimi nuk të merr shumë kohë dhe përveç tij mund të merresh edhe me diçka tjetër.
"Kosova Sot": Cilat janë sukseset që keni arritur deri më tani?
Besa Gashi: Padyshim që suksesi im më i madh ishte në ''Miss Kosova", ku nga një juri shumë profesionale u shpërbleva me tri çmime. Përveç kurorës së "Miss Kosovës", mora edhe dy çmime të tjera ''Miss Fotozhenija" dhe ''Top Model of the World". Me këto rrugët e mia sikur morën një kah krejt ndryshe, andaj është një privilegj shumë i madh të mbash për një vit kurorën e ''Miss Kosovës".

"Kosova Sot": Sa po e keni vështirë të merreni me modelim?
Besa Gashi: Në një shtet, ku kriza ekonomike është mjaft e vështirë, pa dyshim që shumë aktivitete artistike lihen si të dorës së dytë apo të tretë. Megjithëkëtë, unë mendoj që nuk duhet të mbeten anash, sepse edhe bukuria hyn në konturat e artit dhe kulturës shqiptare.

"Kosova Sot": A synoni pjesëmarrjen tuaj nëpër spektakle bukurie jashtë vendit nëpër Evropë?
Besa Gashi: Po, tani unë veç i kam hyrë kësaj rruge dhe sado që

është e vështirë nuk do të ndalem. Gjatë këtij viti kam pasur disa oferta dhe udhëtime nëpër diasporë, si Gjermani, Dubai etj.

"Kosova Sot": Çfarë pretendoni për të ardhmen?
Besa Gashi: E ardhmja ime prioritare është fakulteti, t'i përfundoj provimet me kohë. Nëse më mbetet kohë, mos t'i lë anash edhe aktivitetet e mia rreth modelimit, sfilatat që patjetër tani janë bërë pjesë e jetës sime.

''Kosova Sot": Si e kaloni kohën e lirë, merreni me ndonjë aktivitet të lirë?
Besa Gashi: Kohën e lirë zakonisht e kaloj duke lexuar ndonjë roman. Tash së fundi jam duke lexuar librin ''Ndriçimi i mendjes", i cili po më pëlqen shumë. Sa u përket aktiviteteve të lira sportive, tani së fundi jam duke u marrë me fitnes.

"Kosova Sot": Sa i kushtoni rëndësi dukjes suaj?
Besa Gashi: Patjetër që jam e përqendruar rreth dukjes sime, sidomos tani që shumica më njohin dhe nuk mund të dal dosido. Dukjes është mirë që t'i kushtojnë rëndësi të gjithë femrat, sepse dukja paraqet personalitetin e çdo femre.

''Kosova Sot": Ndodh të mbani dietë?
Besa Gashi: Asnjëherë nuk kam pasur problem me kilogramë të tepruar, kjo për faktin se i kushtoj rëndësi ngrënies së ushqimit. Dietë nuk mbaj, por nuk e teproj me ushqime kalorike që shtojnë peshë trupore.

''Kosova Sot": Ndonjë mesazh për fund?
Besa Gashi: I përshëndes të gjithë adhuruesit e mi kudo që janë dhe ''Kosovës Sot" i dëshiroj punë të mbarë



BRAD PITT



Me programin e tij te bamiresise, ‘Make it Right’, ai vazhdon te tregoje se eshte nje person vertet shume zemergjere dhe se kerkon te ndihmoje qytetin e tij sa me shume te mundet. Vendi ku ka lindur, New Orleans, gjysme e shkaterruar nga uragani Katrina e konsideron Brad Pittin nje hero te vertete, pasi gjesti qe ai po ben, pra rregullimi i sa me shume shtepive qe mundet eshte vertet per t’u admiruar.

Tani njerezit kane nje ide, kandidimi i tij per kryetar bashkie. I pyetur nga intervistuesja Ann Curry se ne qofte se ai do te propozohej per kete rol do te pranonte te behej pjese e gares ai pergjigjet: “Heh.. nuk kam asnje shans dhe nuk besoj te provoj”. Por ne dore mbante dicka shume domethenese. Nje bluze te stampuar, ne te cilen ishte shkruar ‘Brad Pitt, City Mayor’, (ose “Brad Pitt, Kryetar Bashkie) dhe nje foto e tij prane.

Duke pare kete bluze erdhen dhe disa konfirmime mese te sakta. Duket se ai ka vendosur te kandidoje per kete post. Gjithsesi ai vazhdon te hedhe poshte gjithcka: “Jam duke ndjekur shume gjera te tjera per momentin, si luften kunder diskriminimeve te ndryshme, per arsye martese gay, per fene etj. Gjithashtu po ndjek rrugen e anti-legalizimeve, taksave me te uleta dhe nuk mendoj te kem ndonje shans per te arritur nje rol te tille”- thote Brad duke buzeqeshur.

I pyetur me pas seriozisht nga gazetarja Curry Pitt flet me sakte dhe shprehet: “Nuk kam asnje shans per te fituar nje rol te tille dhe kete e them seriozisht. Per me teper mund te them qe roli i kryetarit te bashkise nuk eshte gjeja qe di te bej me mire dhe per kete ju siguroj”- buzeqesh Brad.

Me pas, tema ndryshohet dhe kalon tek ecuria e fondacionit te tij ‘Make it Right’ me te cilin ai po merret vertet shume dhe mund te thuhet se po arrin nje pune mjaft te mire. Qellimi i tij eshte te arrije te rregulloje 150 shtepi deri ne vitin 2010. Eshte me e pakta qe mund te beje duke pare qe nga uragani Katrina jane shkaterruar plot 4000 shtepi. Puna e tij eshte lene ne dore te nje njeriu vertet te afte, nje nder arkitektet me te njohur ne Bote. Behet fjale per Frank Gehry, 80 vjecar, me shume eksperience ne jeten e tij. Vlen te permendet nje nga punimet e tij me te arritura, sic eshte ‘Muzeumi Guggenheim’ ne Bilboa te Spanjes.


“Eshte nje nder per mua qe ai po merret me kete pune”- vazhdon Pitt. Ai eshte padyshim me i miri ne rolin e tij dhe duhet thene se deri tani po ben nje pune te jashtezakonshme”.

Gjithsesi Brad ka dicka qe e bren. Ai kerkon te beje akoma me shume per qytetin e tij: “Dua te bej akoma me shume, por duhet pare nese nje mundesi e tille do te me jepet. Nese po, padyshim qe do jap maksimumin”.

Me pas gazetarja Curry, pyet aktorin e famshem per faktin se pse eshte nje nder te rrallet njerez qe e ben dicka te tille, pas ajo shprehet se jane te shumte njerezit qe kane mundesine per te bere nje gjest te ngjashem, por te gjithe preferojne te investojne ne gjera te tjera, kryesisht personale: “Nuk e di perse nuk e bejne dicka te tille, por nuk dua te flas per kete teme. Secili e di vete gjendjen e tij ekonomike dhe investimet jane ne baze te saj. Une e bej kete gjest sepse ky eshte qyteti im dhe ndjej nje dashuri shume te madhe per te”- shprehet ai.

Dhe se fundi, Curry bisedon me Brad Pitt per nje artikull te botuar nga ky i fundit ne revisten javore ‘Parade’ ne te cilen shprehej se ‘per dashurine do te bente gjithcka’.

“Cfare nenkupton me kete fjali qe ke shkruar: ‘E dini si e kupton dashurine e vertete? Kur ti ke prane dike i interesojne gjerat e tua dhe kur dashuria e gruas dhe femijeve behet me e rendesishmja ne jete’”- pyet Curry.

“Kjo do te thote se vjen nje moment qe eshte vetem kjo gje te intereson dhe une ndjej qe ky moment po vjen. Eshte nje ndjenje e jashtezakonshme, nje ndjenje qe te mban gjalle dhe te ben te kerkosh te arrish gjithcka. Eeshte dicka qe ia uroj cdo njeriu”- perfundon Brad.


Disa fjal per Angelina Jolie

Pasi që në set u paraqit me sy të gjakosur me rrathë të mëdhenj, kolegët u brengosën për Angelina Jolie. Dyshojnë se aktorja përsëri po drogohet dhe po e lëndon vetën. Kur shpërtheu lajmi se Brad Pitt, problemet e veta të dashurisë po ia tregon ish-bashkëshortes, Jennifer Aniston, Angelina u hidhërua shumë. Por si duket kjo gjendje e keqe në parajsën Brangelina u pasqyrua vetëm në Angie. Siç u tha ajo e përlotur u paraqit në set dhe i brengosi të gjithë të pranishmit. “Kur u paraqit, dukej e përlotur, sytë i kishte të kuq dhe pati ‘thasë’ të mëdhenj nën sy. Përveç kësaj më pas xhirimeve nuk po shkon në shtëpi, tash po flenë në hotel”, tha burimi i afërt me Angelina Jolie duke shtuar se kur nuk po e sjellë Brad dhe fëmijët gjatë xhirimeve. Gjithashtu po flitet se Angie po përdor tableta kafeine dhe po kalon nëpër fazën më të keqe të jetës së saj. “Aq keq dukej saqë disa kolegë nga ekipi dyshuan se përsëri po drogohet. Por kjo nuk vjen në shprehje. Megjithatë, ata të cilët e njohin Angie e dinë se puna është




Lady Gaga-njuorkezja e
pazakont e cila ka magjepsur botën

sesacioni amerikan i muzikes 23 vjeqarja Lady Gaga me muaj te tere nuk zbret nga majat e toplistave boterore, fale hiteve infektuese "POKER FACE" dhe"LOVE GAME" perveqkesaj kengetarja e qmndur terheq vemendjen kudo qe paraqitet me stilin e saj te pazakonte te modes deklaaratat e konteverse dhe me kemgulje thot se ka lindur qe te behet yll
Njihuni me lady Gaga pa mar parasysh me pelqen muzika e saj apo karakcionet e qmendura me te cilat ka magjepsur po edhe ka shtangur.Lady Gaga nuk mund ta injurojme sepse reth saj nuk ndalen se interesuari ne tere botën.Dashuria e dyte e saj eshte moda Perveq muzikes dashuria e saj e dyte eshte moda kur e kompozoj nje kenge ne koke edhe menjher kam edhe kostumin e pershtatqem me te cilin kendoj.Kjo per mua eshte e pashmangshme.Un jam Lady Gaga 24 or ne dit dhe gjithmone dukem keshtu.kjo jam une nuk aktroj jam ndryshe. etera ka te beje me qendrimin tuaj nese mendon se jeni nje face ateher edhe je jashton ajo.eshte veshtire nese Lady gaga eshte eshte ikona e re e modes apo e ke tepruar paksa stilin e saj eshte e pamundur te kopjohet ndersa kombinimet e saj ne menyre absulte eshte veshtire te vishenmirepo pershkak se eshte me ndryshe se te tjerat dhe vesg gjerat per te cilat te tjeret as qe do te kujtoheshin, LADY GAGA krijon diqka te re. Punoi EDLIRA DOCI



Disa fjal për Medën,Tunën dhe Getin

Ka disa dite qe eshte lancuar nje hit i ri.Behet fjale per nje bashkpunim teper interesant. askush nuk do te imagjinonteqe ky kombinim do te dilte aq i bukur si gjithmon getoari zgjeth femrat me te bukuroa dhe sexy te estrades.E njejta gje po ndosh edhe me realizimin efundit ku si portoganiste e ka zgedhur kengetaren sharmante Tuna Sejdiu.Duke pasur parasysh qe te tre kengetaret pas vetes kan nje kariere me plot hite , sigurisht qe edhe suksesi nuk do te mungoje.interesante ne gjithe kete eshte edhe futja e kengetarit te muzikes popullore Mehediin Pergjegjaj , injohur publik me emrin Meda.te gjithe duken te kenaqur me kete realizim perfekt edhe pse kohet e fundit nuk eshte lehte te behet nje hit pasi duhet shume mund financa qe kenga te dale ashtu siq duhet per shijen e publikut.Duke pasur prarasysh qe te tre kengetaret ne kosov,maqdoni,shqiperi dhe diaspore jane shum te njohur dhe te dashur per publikun padyshim qe suksesi nuk do te mungojë. punoi:edlira doci




Martesa e afert me shpat kasapin Aferdita Dreshaj


Nuk ka dyshim qe cifti aferdita dhe shpati eshte nje nga simpatiket ne boten e shoebizit e kjo jo vetem fale pamjes se tyre por edhe imazhit te kendshem te krijuar me vite. e shfaqur se fundmi edhe si kengetare ,vajza qe njihet me se shumti ne fushen e modelitka deshmuar se hera e saj e pare ne muzike nuk ishte aspak dobet.e pyetur nese shpat kasapi ai qe i ka dhene asaj spunont per tu bere edhe kengetare ajo pohoi per sumplementin "summer time" se e ka kenduar ne moshen 10 vjeqare per shkak te trasferimit familjar drejt SHBA-ve i eshte futur modes edhe pse ofertat muzikore nuk kane munguar.gjate veres kam punuar shum mir dhe kam shkuar per pushime ne turki-antalya me te cilin u shoqerva me nje familje te cilen edhe ato kishin shkuar ne turki dhe i pash vajza Edlira Doci te cilen e kam diqka ate e pershendes shum.

Martesa e Ermal & arianës

Ariana dhe Ermai u martuan te dielen ne nje cermoni ku ishin thirur kryesisht familjare.Por familja Fejzullahu te hanen ne mbremje kremtoi martesen ne Ambiebientet e hotelit "Grand"nje dasme qe me vite te tera nuk do te harohetnje kremte qe tuboi me qindravet ne mesin e tyre edhe shum personalitete te njohura publike kjo nate i dedikohej pikerisht vip-ave siq i quante babi ermailt sabriu sepse nje nate me pare respektivisht te dielen mbrema martesa e ermait u be vetem me familjare ku kan qene te pranishem reth 350 veta dhe dasma eshte bere ne hotelin viktori kengetaret ne dasme mirepo numri i madh i mysafireve , familja Fejzullahu kishte ndare dy net festes,nje per familjar dhe nje per shoqerie qe kjo shoqeri etyre ka te bej me porsonalitete te njohura sepse edhe vet familja Fejzullahu i takon kesaj pjese te shoqeris darsma filoon prej ne ora 20.00ne kete dasme familja Fejzullahu kishte ftar te gjith kengetarret me te njohur qe jan ggenta ,bleona,.......,......,.....,.....,..........,.......,....., etj.

Prerja e tortës
para se te behej ora 22.00 cifti i bukur ariana dhe ermaili hyne ne ambientin e grandit pritja e tyre u be me shume duartrokitje.Nusja ne kete shkelqim ndonese edhe mosha e re e tyre ndikonte ne ke te shkelqim.Mysafiret gjate tere valles nuk pushuan ku pan nje kohe valles ju bashku edhe cifti i ri edhe ate per shum ore te tera ,miqte i uronin edhe fotografoheshin me nusen dhe me dhendrin.momentet e veqanta ishin edhe te prerja e tortes ku me ne fund pas asja atmosfere qe u krijua erdhi ky qast i mrekullueshem dhe nusja me dhendrin e prene torten dhe me ne fund pra Ermalit i uroj jetë te lumtur bashkeshortore te trashegohen
Edlira Doci KL-Vl7


Genta ismajili 6 vitet e dashuris time me milotin


Cdo paraqitje e saj , terheq vemendje. cdo projekt i hedhu ne treg , korr sukses.por Genta Ismajili eshte shum ekujdesshme, si me paraqitjet e saj ashtu edhe me ato qe i ofron tregut.fare ralleshihet te dale ne lokalet e qytetit apo per shoping ,qoft vetem,me te dashuruin apo me shoqeri ndersa kujdeset qe edhe kenget apo klipet te mos behen teper .sipas fjaleve te mmiqve te saj genta te shumten e kohes e kalon me te dashurin Milot Binaku i cili po ashtu merret me muzik ndersa prej disa kohesh edhe menaxher i Gentes.kengetarja e famshme percillet nga i dashuri ne cdo hap, dhe pothuajse 24 ore jan bashke ,duke mare parasysh edhe faktin se familja e gentes jeton ne shtetet e bashkuara te Amerikës.edhe pse jetojne per nje kohe te gjate se bashku ata kan ndermen te martohen shperj pasi qe ka deklaruar vet genta ne nje rast rast kane shume pune para vetes dhe nuk kane meduar ende per nje gje te tille .Koncertet e shmta qe genta ka pasur ne kete verekane bere qe ajo te fokusohet shume me teper ne anen komerciale sesa te mendoje per ndjone album te ri.Ne projektin e fundit ajo eshte paraqitur me look krejt tjetermegjithse ngyra e flokve i shkon shum mjaft duket se genta ate nuk do ta mbaje edhe per shum kohe e sa per te kenduar anglisht genta nuk ka problem sepse ka jetuar nje kohe te gjat ne SHBA, atje ku edhe e takoi milotin per here te pare.
PUNOI:Edlira Doci
Jeta e Muhamedit A.S

Femijeria tragjike


Jeta e hershme e muhamedit ne gadishullin arabik eshte nje ngjarje e tragjedise dhe e perpekjeve te shumta.Ai qe lindur ne vitin 570 babai ti ,abd-allahu, vdiq para se te lindte.Allahu ishte e emrit te babait te tij sepse ky ishte emri i hyjnise kryesore te klanit te tij.eminja ishte nena e muhamedit,ajo ndoqi nje zakon te vjeter arab duke dhene foshnjen nje gruaje beduinase per ta ushqyer per nje periudhe te gjate.Kur ai ishte gjasht vjeq nena e tij vdiq.Ai ishte jetim ne mekëne shekullit te gjashte qe nje situate e pikelluar .Abu-Talibi, kreu i klanit te varferuar Hashim nga disi Kurejsh ishte xhaxhai i tij , te cilet i ishte i besuar djali.Ai u rit ne nje mjedis te konflikteve te dhunshme ne mes te individëve dhe fiseve.

Jeta e Muhamedit A.S

Mir se Vini


Jeta e Muhamedit A.S