Sunday, October 11, 2009



ADRIAN GAXHAVëllai i këngëtarit Adrian Gaxha, është arrestuar në hyr- je të Maqedonisë fundjavën e kaluar. Driton Islami ishte befasuar kur gjatë kthimit për në Shkup ishte pritur nga një patrullë e policisë, të cilët pas legjitimimit i kanë lidhur duart dhe e kanë dërguar drejt veturës së policisë. E gjithë ngjarja përshkruhet kështu: “Dri- toni nuk kishte pasur njohuri se për çfarë bëhet fjalë. I habitur ka kërkuar nga forcat e policisë sqarim se ku e dërgojnë dhe për çfarë arsye është arrestuar, por arsyetimi i vetëm ka qenë se Ministria e Punëve të Brendshme ka lëshuar fletar- est dhe se policia është e detyruar ta arrestojë dhe ta dërgojë në stacionin policor “Autokomanda”. Pasi ka arritur në stacionin policor ai ka kuptuar se ka kohë që ndaj tij është lëshuar fletarrest dhe se nga ai kërkohet të vuajë dënim prej 4 muaj me arsyetim se ka kryer shkelje të rregullave në komunikacion. Përpara se ta dërgojnë në stacionin policor “Shutka”, atij i është lejuar të bëjë një telefonatë dhe të njoftojë dikë që gjendet në polici. Telefonata e vetme e cila i ësh- të lejuar Dritonit të bëjë, ky e ka shfrytëzuar të thërrasë të vëllain por duke mos mundur të bindë Adrianin, i cili gjatë gjithë kohës ka menduar se është ndonjë shaka. Adriani së bashku me babain Emin Gaxhën kanë shkuar në stacionin e “Autokomandës” ku gjendej edhe Dritoni. Në stacion ishte një qetësi e tmerrshme, Dritoni ishte i friguar dhe i lodhur, dhe derisa babai ka biseduar me policët, Adriani gjithë ko- hën ka shfrytëzuar duke u telefonuar shoqërisë të cilët kanë mundur të largojnë vëllain nga paraburgimi. Edhe pas lutjeve të këngëtarit për të lejuar Dritonin të kalojë natën në shtëpi dhe ditën e ardhshme të rregullojnë gjërat, koman- danti i policisë nuk e ka lejuar. Pas bisedës së shkurtër mes komandantit të stacionit dhe “shokut” të Adrianit, është rënë dakord të paguhet dënimi në të holla i cili së bashku me kamatën ka kapur shifrën prej 8.000 euro, pastaj Dritoni të lirohet e të shkojë në shtëpi. Adriani largohet nga stacioni dhe pas gjysëm ore kthehet së bashku me të hollat. Pas nënshkrimit të dokumentacionit Dritoni lirohet. “Dritoni është në shtëpi, ishte arrestuar mbrëmjen e kaluar por shpejt e rregulluam problemin”, theksoi babai Emin Gaxha. Sipas tij bëhet fjalë për një keqkuptim. “Bëhet fjalë për një dënim të vitit 2001, por e gjithë ajo është e kaluar. Ishte gjithçka si film, vëllai im nuk kishte mundësi të paraqitej në gjykatë pasi ai jeton në Austri. Atje ka studiuar dhe tash vazhdon të jetojë. Ne nuk kishim njohuri se ka të lëshuar fletarrest edhe atë për një rast shkelje të rregullave në komunikacion. Isha në shook të madh, hera e parë që dikush nga familja ime merret në polici, telefonova disa shokëve emrat e të cilëvë nuk do i zbuloj, kurse prej tash nuk ka shaka me dënimet dhe prej nesër do shkoj t’i paguaj paratë”, theksoi këngëtari. Sipas disa informacioneve, Dritoni ka bërë shkelje të rregullave në komunikacion dhe ka harruar të bëjë pagesën në të holla. Pasi ka kaluar afati i pagesës ka pasuar edhe hetimi gjyqësor. Por, Dritoni atë kohë ishte larguar drejt Austrisë, kurse një ditë postieri ka dërguar ftesën e gjyqit në shtëpinë e Gaxhës ku ka takuar pastruesen e cila ka harruar t’ia japë letrën Eminit. Pastaj gjykata ka vendosur të dënojë Dritonin 4 muaj në mungesë si zëvendësim të dënimit në të holla të cilën ai nuk e ka paguar. Aktgjykimi është venduar edhe në tabelën zyrtare në gjykatë. Pasi ka kaluar edhe afati i paraqitjes dhe mbajtjes së burgimit, policia lëshon edhe fletarrestin.

Punoi:TV-Vl7

No comments:

Post a Comment