Sunday, October 11, 2009



BLEONA QERETI

Një nga më të njohurat këngetare& showgirl në Shqipëri kosovë maqedoni dhe gjithkund ku ndodhen shqiptarë.
Që në moshë të vogël dallohet për pjesmarrje aktive në aktivitet e ndryshme të zhvilluara për fëmijë në Korçë dhe Elbasan.
Perfaqësimi i saj i parë ndërkombëtar ka qenë në festivalin ballkanik të grupeve të fëmijëve në vitin 1991 i cili u zhvillua në Preveza të Greqisë.
Në vitin 1991-1994 aktivizohet si këngëtare dhe spikere në estradën profesioniste të teatrit "Skampa në Elbasan".
Në vitin 1994 merr pjesë në Festivalin kombëtar të këngës zhvilluar nga radio televizioni shqiptar.
Ne vitin 1995 është pjesëmarrëse e festivalit të pranverës me këngën "Si të panjohur" Boom-i i saj ka qenë në festivalin kombëtar në dhjetor të vitit 1995 me kengën "Lermëni" Mbas pjesëmarrjes së sukseshme në festivalin e pranverës 96 ftohet në një turne në Zvicer me këngëtarët më të njohur shqiptarë. Gjatë kësaj kohe provon të këndojë këngën popullore shqiptare duke marrë pjesë në koncertin e këngës së perpunuar popullore që u zhvillua në Shkodër.
Vazhdon me këngën popullore duke marrë pjesë në festivalin botëror të këngës folklorike që u zhvillua në Francë në gusht të vitit 1996 ku ishte prezantuese dhe këngëtare e grupit "Arbana" që perfaqësoi shqipërinë në këtë festival.
Në tetor të vitit 1996 vazhdon koncertet e saj në një turne 2 mujor në gjermani, Belgjike dhe Hollandë Kthehet për të marrë pjesë në festivalin kombëtar të dhjetorit 96.
Në pranverën e vitit 1997 megjithë kushtet e vështira social-ekonomike dhe trazirat në Shqipëri arrin të realizojë vidoklipin e saj të parë të këngës "Era" me të cilin perfaqësohet në festivalin e pranverës 97.Vidioklipi është transmetuar nga stacioni TV5 Francë në një emision për Shqipërinë.
Në verën e 1997 ftohet 2 muaj nga shqipëtarët e Malit të Zi për koncerte në Ulqin. Në tetor të 97 ftohet nga shqiptaret në Zvicër për një turne 1 mujor.
Në dhjetor të 97 perfaqesohet denjesisht në festivalin Kombetar të Radiotelevizionit. Në Janar të vitit 1998 realizon albumin e parë të saj të titulluar "Kam qejfin tim". Në Maj te 1998 është prezantuese së bashku me rektorin e Akademisë së Arteve zotin Kastriot Çaushi, dhe këngëtare në Koncertin më të madh që u zhvillua për Shqiptarët në Greqi organizuar nga Kompania "Koha Jonë".
Në Shtator të vitit 1998 fiton Konkursin në Akademinë e Arteve të bukura në degën e Aktrimit.
Prezanton Festivalin e Pranverës ne Qershor të 1999 ku këndon dhe hitin e saj "Nëse më do fort". Në verën e vitit 1999 merr pjesë në një turne humanitar në Zvicër, Gjermani, Belgjikë, Hollandë, Austri etj...
Në Tetor 1999, nxjerr për publikun Video-Kasetën e saj të parë me titull "Kam qejfin tim", e cila u realizua ne Gjermani gjatë verës 1999.
Ne Nëntor të vitit 1999 në një periudhë 1 mujore mban koncertet e saj në Zvicër. Në Janar të vitit 2000 realizon albumin e saj të dytë me titull "Nëse më do fort" me 13 këngë. Ne verën e vitit 2000 realizon Videoklipet e reja të albumit të dytë.
Në Shtator të vitit 2000 merr pjesë në Turneun më të madh të organizuar per Shqiptarët në Europë
Në vitin 2001 realizon kontratën e saj të parë të mirëfilltë me menaxherin Jeton Dautaj dhe realizon rreth 80 koncerte në të gjithë europën.
Në qershor të po këtij viti del në shitje për fansat albumi i saj i tretë me titull "S'me behet vonë" i cili arrin rekordet e shitjes në Shqipëri.
Në shtator të vitit 2001 realizon në Itali me regjizorin Nicola Doersole vidioklipin e këngës "S'me behet vonë" e cila shnderrohet ne hitin e 2001 për rininë. Pas 2 turneve absolutisht të sukseshme në mars e tetor të vitit 2001 ftohet eskluzivisht në diskoteken " macumba " në Fribourg ku prêt nderrimin e viteve.
Ne vitin 2002 rinovon kontraten me menaxherin Jeton Dautaj dhe ne janar te 2002 ftohet ne skandinavi nga shqiptaret se bashku me grupin Corona
.Ne muajt shkurt mars vazhdon koncertet e saj ne Zvicer Austri dhe Gjermani ne muajin prill ftohet serish ne skandinavi ( Copenhagen goteborg dhe oslo ) se bashku me grupin elita 5 .
Ne qershor 2002 diplomohet ne akademine e arteve te bukura ne degen e aktrimit me pjesen “xhaxha vanja”
.Ne korrik del albumi I saj I katert me titull ”ik meso si dashurohet” I cili thyen rekordet e tregjeve shqiptare dhe shitet ne masen 90% del njekohesisht dhe vidioja e kenges “ik meso si dashurohet”.
Ne gusht Qereti nis nje turne madheshtor ne te gjithe shqiperine ku pushton edhe sheshet e qyteve kryesore.
Nata finale e ketij turneu madheshtor perfundoi ne qytetin e Tiranes ku Qereti kendon se bashku me grupin Elita 5 live perpara syve te rreth 80 mije shikuesve.
Ne 1 nentor te ketij viti shkon ne Gjermani ne nje turne madheshtor per shqiptaret.Ne fillim te dhjetorit del ne treg vidiokaseta e dyte e bleones me titull “ik meso si dashurohet”me insertet me te mira te turneut neper shqiperi.
Ne vitin 2003 vazhdon konceretet e saj ne Europe ne Zvicer Austri Gjermani Skandinavi etj.Ne pranveren e po ketij viti nis punen per albumin e saj te 5 ku krijon bashkepunime te reja me kompozitoret Wirus I.Berani Xh.Gashi A.Hila etj dhe me autoret e teksteve A.Doci dhe J.Papingji.
Ne veren e 2003 ftohet ne ulqin ku jep koncerte per rreth 2 muaj ne diskotekat verore te Malit te Zi.Ne periudhen tetor –dhjetor 2003 krahas koncerteve ne diaspore kengetarja realizon nje turne prej 5 koncertesh ne Itali dhe Greqi ne te cilat pati nje pjesemarrje te bujshme te shqiptareve qe jetonin atje te cilet paten rastin ta ndiqnin kengetaren live ne skene,jo vetem prej ekraneve te festivaleve.
Ne dhjetor te po ketij viti del ne shitje albumi I peste I kengetares me titull”Ti nuk di as me ma…lyp”I shoqeruar nga vidioklipi me I ri I saj.
Gjate nderrimit te viteve shqiptaret ne Zvicer paten mundesine ta ndiqnin kengetaren nga afer ne nje nga diskot e zurihut ku ajo ishte e ftuar per 4 net.
Ne janar 2004 albumi I fundit arrin shifren 300 000 kopje te shitura(kaseta +cd) duke e shnderruar Bleonen ne kengetaren e pare dhe te vetme qe ka arritur kete rekord ne shqiperi.
Ne shkurt-prill 2004 vazhdon punen e saj ne koncertet e radhes ne diaspore .Ne qershor 2004 gjate nje vizite private ne USA,realizon performancen e saj te pare ne nje koncert promovues te kengeve te saj ne Chicago.Ky koncert u dha mundesine shume shqipetarve qe jetojne atje te kishin nje mbremje te paharruar ,duke bere foto dhe duke biseduar me kengetaren.
Me 18 qershor 2004 , ftohet per te marre pjese ne NAAC dinner e zhvilluar ne ambjentet e hotel PIAZA ne NY,ne te cilen nderohej z. Jams Bejker personalitet ky I shquar amerikan ,vizitori me I rendesishem ne hapjen e Shqiperise Demokratike ne vitet 1990 pas rrezimit te diktatures komuniste.
Gjate veres 2004 ,kengetarja nis koncertet e saj te perviteshme ne Kosove ,Maqedoni e Shqiperi.
Ne shtator 2004 merr pjese ne nje mbremje muzikore e ftuar nga shqipetaret me banim ne Suedi.mbremje ne te cilen ka kenduar live kenget me te bukura popullore te muzikes shqiptare.Mbas kesaj mbremjeje tani eshte bere tradite tashme qe ne programin e saj pervec kengeve me te bukura te albumeve,Bleona ne cdo koncert kendon dhe kenge popullore te zgjedhura LIVE nga muzika e larmishme shqiptare
Ne muajin tetor 2004 ftohet per te marre pjese ne spektaklin per MISS Albania ne USA.Spektakel ky I cili u realizua ne ambjentet eLinkoln Center ne Manhatan.
Dy muajt e fundit te vitit 2004 vazhdon koncertet e saje ne Greqi,Itali ,Zvicer dhe Gjermani.
Viti I Ri 2005 e ka gjetur kengetaren ne Tirane ,Prishtine dhe Peje ,duke I shnderruar ato dite festash ne nje kujtim qe do te mbetet gjate ne memorjen e publikut.

No comments:

Post a Comment